Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, iu ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave në veri që të protestojnë sot ndaj aksionit të djeshëm të Njësisë speciale në këtë territor.
E kësaj thirrjeje të Rakiqit i janë përgjigjur një numër i banorëve serbe të cilët kanë filluar protestën para pak minutash.

Kjo protestë vjen një ditë pas aksionit të njësisë Speciale në këtë komunë ku mbetën të arrestuar 19 persona. Në mesin e tyre ishte i arrestuar edhe një rus.

Fillon protesta e serbëve në veri kundër aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale







