Fillon mbledhja e Qeverisë, pritet të merren 13 vendime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka filluar mbledhjen e 117-të, në të cilën parashihet të shqyrtohen 13-të pika të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj ka emëruar Lulzim Rafunën, ministrin e ri të Financave.

Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish ministri Bedri Hamza.

Kurse Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.