Fillojnë reshjet e mëdha të borës në këtë vend të Kosovës

Në qytezën e Junikut tashmë kanë filluar reshjet e mëdha të borës, për herë të parë që nga fillimi i stinës së dimrit.

Edhe pse në kryeqytet ende nuk reshje të borës, në vendet e thella malore dhe që gjenden afër viseve malore tashmë reshjet e borës kanë filluar.

Këtë pamje që ka siguruar Gazeta Metro, janë bërë në Junikut, ku reshjet e borës kanë filluar në sasi të mëdha.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.