Fileto pule e shijshme dhe e shëndetshme, ideale për Muajin e Ramazanit

Një recetë e lehtë, e shëndetshme, me plot proteina dhe minerale, ndërkaq është shumë e përshtatshme tani për të gjithë ata që agjërojnë.

Me konsumin e mishit nga brendi slloven Perutnina Ptuj, ju keni bërë përzgjedhjen e duhur dhe të vetme duke u kujdesur kështu për shëndetin e familjes dhe më të dashurve tuaj.

Me cilësi e siguri, produktet e brendit Perutnina Ptuj paketohen vetëm në Slloveni.

Zgjedhni mishin më të sigurt, pa antibiotik, pa hormone në tregun e Kosovës.

Fileto pule e freskët PERUTNINA PTUJ me shparguj & bizele

1 paketim Fileto pule Perutnina Ptuj
2-3 lugë gjelle miell
Kripë dhe piper të zi
Vaj ulliri
1 qepë të kuqe, e prerë hollë në fije
1-2 thelpinj hudhra, të copëtuara
Lëngu i 1 limoni
1 tufë shparguj
1 gotë bizele
Kopër të freskët, të copëtuar
Limon, në feta
Përgatitja:
– Filetat e pulës pastrojini me ujë të rrjedhshëm, thajini me facoleta kuzhine.
– Spërkatni me kripë, piper të zi dhe miell.
– Ngrohni tiganin, hidhni vajin shtoni filetot e lyera me miell. Fërgoni nga 4 – 6 minuta në të dy anët deri sa të bëhen kore.
– Shtoni qepët, hudhrat, fërgoni 3 minuta.
– Shtoni lëngun e limonit dhe pak ujë. Mbulojini me kapak dhe lëreni të zihet mishi edhe në brendësi për 5 minuta.
– Dy minuta para se të zihet mishi shtoni shpargujt, bizelet dhe vazhdon zierja deri sa të zbuten.
– Shërbejini me patate