Fifi pro bashkëpunimit me Taynën, Melindën dhe Rinën

Dikur u bënte “diss-a” e sot Fifi shpreher pro bashkëpunimit me tri rep-artistet më të komentuara të momentit.

Filloreta Raçi, e njohur për publikun e gjerë si Fifi, konsiderohet njëra prej këngëtareve e cila është shumë e shoqërueshme dhe e afërt me të gjithë.

Fifi së fundmi nuk i ka pasur punët edhe aq mirë me tri reperet femra, Taynën, Melindën dhe Rina Balajn ndërsa sot është deklaruar hapur se një bashkëpunim me to nuk do të ishte një ide e keqe.

Kjo edhe e dëshmon se sa paqësore është Fifi andaj duke marrë parasysh përgjigjen që i ka dhënë një ndjekësi në Instagram mund të ndodhë se kjo të bëhet edhe e vërtetë dhe një bashkëpunim mes tyre do të ndodhë.