Fifi përkrahë Donaldin dhe Monikën: Deri më 18 shkurt nuk dua të iu shoh jashtë asnjërin

Nata sonte është e mbushur me emocione për banorët e shtëpisë së famshme “Big Brother VIP Albania”.

Kjo për faktin se do zgjedhen edhe dy finalistët e fundit që do iu bashkohen Ilirit dhe Beniadës.

Në nominim janë katër banorë: Donald Veshaj, Arjola Demiri, Einxhel Shkira  dhe Monika Lubonja.

Pak minuta para nisjes së edicionit të ri ku edhe do përzgjedhen dy finalistët e fundit, ish-banorja Filloreta Raçi-Fifi, ka bërë një postim në rrjete sociale e cila ka treguar haptazi banorët e preferuar dhe që ajo i dëshiron në finale.

Fifi ka shprehur mbështetjen për Monikën dhe Donaldin me nga një postim në storien e saj në Instagram duke shkruar se të dy i dëshiron në finale.

“Ju dua dhe deri me datën 18 nuk dua të iu shoh jashtë asnjërin”, ka shkruar Fifi duke mos dhënë detaje se përse ata të dy janë të preferuarit e saj.

“Kam qajtur, kam qesh me juve.. kam bo llafe me juve.. jemi sha edhe në fund jena përqafu e jena dashtë e duhemi. Na kanë sha të gjithë, por të gjithë e dinë poashtu sa të drejtë jemi.. sa të sinqertë jemi..ahh, e vërtetë, jo të gjithë na pranojnë sepse ua kujtojmë veten, fasadën dhe dobësitë që i fshehin përditë për mos me ua pa tjerët”, shkruan tutje Fifi.

Ndryshe, në finalen e 18 shkurtit do jenë katër finalistë, ku deri më tani janë zgjedhur, balerini Ilir Shaqiri dhe modelja, Beniada Nishani.