Fifi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Filloreta Raçi-Fifi duket se ka vendosur të lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh, derisa thotë se ka nevojë që të dalë jashtë dhe që të merret me veten.

E gjithë kjo duket se erdhi pas spektaklit të së martës, gjersa në një debat të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku, i kishte rënë të fikët.

Foto: Facebook

“Kam nevojë të dalë jashtë, që të merrem me veten ju pres pas 50 ditëve. Po ju ik një banore shumë e fortë prej shtëpisë. Juve që jeni të fortë po ua bëj rrugëtimin më të lehtë”, ka thënë Fifi.

“Unë nuk jam kjo, ajo që më ka thënë babai im”, ka vazhduar më tej Fifi të cilës nuk i pushojnë lotët për asnjë moment.