Fifi i drejtohet Adisit: Nga ty e mësova çfarë është dashuria

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka shijuar mbrëmë (e premte) koncertin e Enrique Iglesias në Tiranë.

Ajo ishte e shoqëruar nga partneri i saj, biznesmeni i njohur nga Shqipëria, Adis Patushi.

Prindërit e rinj kaluan një natë të mrekullueshme duke kënduar hitet e yllit të famshëm spanjoll.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja nga Ferizaj ndërkohë ka ndarë edhe disa momente në InstaStory duke treguar pak nga koncerti dhe atmosfera atje.

“Nga ty e mësova çfarë është dashuria. Pikë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë një postimit ku shfaqet krah partnerit.

Të njëjtit pak muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali të quajtur, Theo Mal.

Fifi nga ana tjetër ka filluar menjëherë me angazhimet në muzikë, teksa po punon për disa projekte të reja.