Motrat Istrefi kanë shpërndarë fotografi nga festa e mbrëmshme.

Mbrëmë familja e këngëtarëve të njohura, Nora dhe Era Istrefi është mbledhur bashkë për të festuar një datë të veçantë.

Arsyeja që i mblodhi të gjithë për një darkë në një vend luksozë, ishte ditëlindja e nënës së tyre.

Në rrjetet sociale këngëtaret kanë ndarë disa imazhe nga festa e vogël e tyre, përmes së cilave e urojnë më të dashurën e tyre.

Era, Nora dhe motra e tyre Nita n­ë këto imazhe duken shumë të lumtura afër nënës së tyre.