Feronikeli forcon kreun, fitore bindëse ndaj KEK-ut

KF Feronikeli ka mposhtur me rezultat 4-1 KEK-un.

Skuadra nga Drenasi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme, kështu duke filluar ngadalë shkëputjen në krye të tabelës.

Golin e parë për vendasit e shënoi Da Silva në minutën e 12-të, ndërsa Faziu vetëm 8 minutë më pas dyfishoi epërsinë, kështu duke shënuar edhe golin e fundit dhe të fitores në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore ‘Nikli’ grumbullon 23 pikë në tabelë, ndërsa KEK-u mbetet ende me vetëm një pikë në fund të tabelës.