Fero thyen heshtjen, ka diçka për t’i thënë Arbenitës pas videos ku shihej duke u puthur me një djalë

Ditë më parë u publikua një video në të cilën shihej e dashura e reperit Fero, Arbenita Ismajli në momente romantike me ish të dashurin.

Pas bujës së madhe në media, Arbenita u mundua të sqaronte gjithë këtë situatë duke thënë që video ishte bërë 4 vite më parë dhe se është e dashuruar në Feron.

Deri më tash nuk kishte ardhur as një reagim nga vet reperi, i cili më në fund ka thyer heshtjen.

Fero ka publikuar një fotografi përkrah të dashurës së tij, teksa i bëri edhe një dedikim.

“Dashnia jem e përjetshme”, ka shkruar Fero sipër fotografisë me Arbenitën.