Fero paralajmëron këngë dedikuar të bijës

Javën që lamë pas, reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët u martuan në fillim të këtij viti, mirëpritën një vajzë të quajtur, Nina.

Duke qenë se deri më tani ka publikuar një sërë projektesh, ai së fundmi ka bërë të ditur se ka gati edhe disa të tjera në mesin e të cilave do jetë edhe një këngë për vajzën e porsalindur.

“Kush po e pret hitin e radhës?”, ka shkruar ai përkrah një ‘emoji’ të një fëmije e po ashtu duke etiketuar edhe partneren e tij, Arbenitën.