Fero befason me deklaratën e fundit: Edhe me vdek…

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet për publikun Fero shpesh befason me deklaratat që bën në rrjete sociale.
Ai komentohet më shumë nga mediat për deklaratat ‘bombastike’ se sa për karrierën e tij muzikore.

“Bona famë” është projekti i fundit i lansuar nga ai me të cilin u mirëprit nga fansat ku për pak ditë ka marrë mbi gjysmë milion klikime në kanalin, Youtube.

Në postimin e fundit Fero ka befasuar të gjithë teksa thotë se edhe nëse ai vdes mbetet gjallë veprimtaria e tij, ani pse reperi ka vetëm pak vite në skenë.

“Une me dek, s’dek veprimtaria”, ka shkruar Shabani në foton e hedhur në Instagram.

Sidoqoftë, reperi po pëlqehet tejet shumë nga publiku sidomos nga gjeneratat e reja.