Ferit Idrizi: Smrekonica ka vendosur për ndryshim

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u prit nga banorët e Smrekonicës me një tubim madhështor.

Ai ka bërë të ditur se kaherë nuk e ka parë Smrekonicën më të bashkuar e më të vendosur.

Gjithashtu Idrizo, ka theksuar se gjithë së bashku, me shpresë, vendosmëri dhe besim te Zoti, po e nisin një kapitull të ri për Vushtrrinë.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Smrekonica më priti me një tubim madhështor!

Kaherë nuk e kam parë Smrekonicën më të bashkuar dhe më të vendosur.

Banorët e fshatit Smrekonicë dhe të gjithë Vushtrrisë tashmë kanë vendosur për ndryshimin.

Ne, të gjithë së bashku, me shpresë, vendosmëri dhe besim te Zoti, po e nisim një kapitull të ri për Vushtrrinë”.

Bashkë për Vushtrrinë!