Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar me një mesazh politik ku thekson nevojën për zhvillim dhe qeverisje funksionale në Kosovë. Përmes një postimi publik, Shala ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeverisje që e çon përpara shtetin dhe nuk e bllokon atë.
Ai ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke vlerësuar se me udhëheqjen e tij Kosova do t’i rikthehet punës, normalitetit institucional, bashkimit dhe prosperitetit.
“Kosova ka nevojë për zhvillim. Ka nevojë për një qeverisje që çon përpara e nuk bllokon. Me Bedri Hamzën Kryeministër, vendi ynë i kthehet punës dhe normalitetit, bashkimit dhe prosperitetit”, ka deklaruar Shala.
Ai ka përmbyllur mesazhin me thirrjen “Bashkë. Përpara.”, duke nënvizuar mobilizimin politik në kuadër të fushatës zgjedhore, nën sloganin #PDK130 dhe numrin e tij zgjedhor #FeratShala16.







