Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku thekson nevojën për bashkim dhe orientim drejt zhvillimit dhe integrimeve.
Në postimin e tij, Shala e përshkruan Kosovën si “një angazhim të përhershëm”, duke shtuar se qytetarët duhet të bashkohen për të ndërtuar “një republikë që respekton vlerat dhe orientohet kah zhvillimi e integrimi”.
Ai ka ripërsëritur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagët #PDK130 dhe #FeratShala16, pjesë e fushatës zgjedhore të partisë.
Postimi vjen në kuadër të angazhimeve publike të kandidatëve të PDK-së në prag të zgjedhjeve, ku partia po synon të theksojë fokusin në zhvillim ekonomik, integrim euroatlantik dhe forcim institucional.







