Fenomeni i çuditshëm prek ekranet e përdoruesve të iPhone

Disa përdorues të iPhone kanë vërejtur një ngjyrosje jeshile të çuditshme të shfaqej në ekranin e tyre pak sekonda pas shkyçjes së telefonit dhe është e paqartë çfarë po e shkakton këtë fenomen.

Bazuar në ankesat e përdoruesve në rrjetin social Reddit dhe forumet e Macrumors, shumica e modeleve të prekura ishin iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max. Por nuk i kanë shpëtuar as përdoruesit e iPhone X dhe XS.

Disa thonë se ngjyrosja jeshile shfaqet kur kanë të aktivizuar Dark Mode ose Night Shift. Gjithashtu problemi është shfaqur vetëm pas debutimit të iOS 13.4 ndërsa ka prej atyre që thonë se shfaqet vetëm në iOS 13.5.

Me shumë gjasa kemi të bëjmë me një problem softueri por që do të mësojmë më shumë kur Apple të dalë me një qëndrim. Nëse është i tillë, dhe shpresojmë kështu, atëherë kompania do të dërgojë së shpejti një përditësim për ta adresuar.