FedEx prezanton një robot autonom dërgesash

FedEx bëhet kompania më e fundit e cila ka filluar të eksperimentojë me robotë për dërgesa në distanca të shkurtra. Kompania prezantoi zyrtarisht shërbimin e ri FedEX SameDay Bot me premtimin për ti bërë dërgesa në distanca deri 1 kilometër më efikase.

SameDay Bot funksionon me bateri dhe ka shpejtësi maksimale 16km/h. Është plotësisht autonom dhe mund tu shmanget vetë këmbësorëve dhe trafikut duke përdorur një kombinim të sensorëve LIDAR të cilët gjenden tek makinat me sistem vetëdrejtimi.

FedEx thotë se do të përdorë robotin për të dërguan pako mes zyrave të kompanisë fillimisht. Por nëse këto testime rezultojnë të suksesshme, kompania dëshiron ta zgjerojë shërbimin edhe tek kompanitë dhe distributorët e tjerë.

FedEx po punon me AutoZone, Lowe’s, Pizza Hut, Target, Walgreens dhe Walmart për të përmbushur nevojat e tyre me këtë robot. FedEx thotë se 60% e konsumatorëve jetojnë jo më larg se tre kilometër nga dyqanet në fjalë.

Por nuk është e vetmja kompani që eksperimenton me robotët e dërgesave të shkurtra. Disa kompani po testojnë teknologji të ngjashme por SameDay Bot ka disa funksione që e dallojnë nga turma.

Një video komerciale e tij tregon se roboti ka ekran në pjesën e pasme dhe frontale për të komunikuar me kalimtarët. Ekrani përpara thotë “Përshëndetje” ndërsa ekrani prapa përcakton drejtimin e udhëtimit.