Federata spanjolle sërish injoron Kosovën

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se ekipi spanjoll pas triumfit ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi po kthehet në Sevilla që të përgatitet për ndeshjen e fundit të këtij muaji por që nuk ka përmendur fare emrin e Kosovës. Dueli mes Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Pasi arriti tri pikë në ndeshjen e mbrëmshme, ekspedita spanjolle është e gatshme të fluturojë për në Sevilla dhe të luaj raundin e fundit të kësaj nisjeje të parë në rrugën drejt Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’”, thuhet në njoftimin e Spanjës.

Spanja të dielën mbrëma triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1 ndaj Gjeorgjisë derisa Kosova u mposht në shtëpi nga Suedia me rezultatin 3:0.