FDA-ja autorizon dozën përforcuese anti-COVID për të gjithë të rriturit

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar përforcimin e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderne, për të gjithë të rriturit.

Sipas njoftimit, Agjencia zgjeroi autorizimin e përdorimit të dozës përforcuese të të dy vaksinave, derisa deri tash, doza e tretë ishte e lejuar vetëm për personat e rrezikuar apo që kanë sëmundje të rëndë. Kjo vlen për ata që kanë marrë vaksinën Pfizer dhe Moderna, raporton CNN.

“Pfizer dhe BioNTech kërkuan autorizimin javën e kaluar, duke u bazuar në provën e fazës së tretë, që përfshin mbi 10 mijë pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Studimet e fundit thonë se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mund të fillojë të zbehet dhe mbrojtja kundër sëmundjeve mund të bjerë. Studimet thonë se vetëm një dozë e tretë mund ta rikthejë atë imunitet.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fuaci, i ka thënë CNN-it se të dhënat e marra nga Izraeli tregojnë se personat mbi moshën 60-vjeçare që kanë marrë një dozë të tretë, kishin më pak gjasa të sëmureshin.