Këngëtarja Morena Taraku ka ardhur me një këngë të re.

Ajo në Youtube ka hedhur projektin e titulluar ‘F*k Your location’.

Kënga u bazua në skandalin që i doli javë më parë, ku Morena në një bisedë dëgjohej duke i thënë dikut “Qoma Lokacionin”.

Kënga e cila është shkruar nga vet ajo i takon zhanrit hip-hop dhe është realizuar edhe me video-klip, skenat e të cilit janë xhiruar në shtëpinë e modeles.

Ajo çfarë vlen të përmendet është se Morena vetëm se paska filluar bashkëpunimin me një nga produksionet më të mëdha në Turqi ‘NETD’, ata në kanalin e tyre zyrtar në Youtube kanë ndarë këngën e re të Morenës.