FBK-ja dënon KB Rahovecin

Hyrja e tifozëve në parket në finalen kundër Prishtinës, i ka kushtuar KB Rahovecit me gjobë prej 2600 euro dhe dy ndeshje pa prani të tifozëve.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Rahovecit përmes faqes zyrtare në Facebook, transmeton Koha.net.

“2600 euro dënime dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut është bilanci i dënimeve që skuadra jonë ka marr nga FBK-ja pas zhvillimeve që ndodhën në ndeshjen e fundit”, thuhet në postimin e KB Rahovecit.

Bordi i KB Rahovecit thotë se do të apelojë këtë vendim dhe në rast të refuzimit atëherë “jemi të detyruar që dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri t’i luajmë pa prezencë të shikueseve”.

KB Rahoveci ka kërkuar që veprime të tilla të mos përsëriten më nga ana e tifozëve.

“Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë dhe shpresojmë që të mos përsëriten më veprime të tilla të cilat më së shumti shkojnë në dëm të klubit por edhe qytetit në përgjithësi”, thotë KB Rahoveci.