Fauci do të del në pension në dhjetor

Anthony Fauci njoftoi sot se do të tërhiqet në dhjetor nga detyrat e tij profesionale si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, këshilltar kryesor mjekësor i presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe drejtues i Laboratorit NIAID për Imuno-Rregullimin.

Fauci (81), i cili këshilloi shtatë presidentë amerikanë dhe kaloi më shumë se gjysmë shekulli në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, do të largohet nga shërbimi qeveritar për të “hapur kapitullin tjetër” të angazhimit të tij profesional, raporton New York Times.

Njoftimi i Fauci nuk ishte krejtësisht i papritur, pasi ai kishte thënë prej disa kohësh se po mendonte të tërhiqej nga shërbimi publik.

Në një intervistë për të përditshmen e Nju Jorkut, Fauci deklaroi se nuk do të tërhiqet në kuptimin klasik, por synon t’i përkushtohet udhëtimeve, shkrimit dhe inkurajimit të të rinjve për të hyrë në shërbimin civil.

“Për sa kohë që jam i shëndetshëm, siç jam, dhe energjik, siç jam, dhe i pasionuar, dua të bëj disa gjëra jashtë qeverisë federale,” tha ai.