Termokosi

Faturat testuese të Termokosit, kush do të paguajë më shtrenjtë e kush më lirë?

Për pak ditë, qytetarët e Prishtinës do t’i marrin dy fatura, atë të faturimit me metër katrorë dhe e reja që është e konsumit në bazë të matësve.

Ky faturim nga Termokosi, po quhet testues për konsumatorët që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së qytetit.

Përderisa po synohet që faturimi në bazë të metrave katrorë, të largohet dhe të gjithë qytetarët të paguajnë vetëm për aq sa shpenzojnë. Nga ngrohtorja e kryeqytetit, besojnë se kjo do të ndikojë në kursimin racional të energjisë termike.

Kjo praktikë e re së zbatuari do të fillojë tek në sezonin e ardhshëm, ndërsa u mirëprit edhe nga qytetarët. Në mënyrë krejtësisht rastësore, u përzgjodhën 1008 njësi.