Fatmir Reçica nga grupi Kumanova: Që 6 vjet e gjysmë po presim hetim ndërkombëtar

Fatmir Reçica nga Grupi Kumanova është paraqitur në një lidhje direkte në emsionin “Frontal” në T7 pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani tha sot se Kosova është e gatshme që të ofrojë mbështetje për një hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova.

Fatmir Reçica tha se e ka përcjellë konferencën e përbashkët të presidentes Vjosa Osmani me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe shpreson që do të ketë vullnet politik edhe për rastin e tyre.

“Duke besuar se drejtësia do të triumfojë unë dhe shokët jemi të gatshëm të paraqitemi para një trupi gjykues të pavarur ndërkombëtar, ndryshe gjykimi nuk do të kishte më gjykim…Kemi kerku hetim ndërkombëtar dhe nga shteti vetëm të respektohet Kushtetuta e Kosovës, neni 15. Për rastin e Kumanovës ka pasur vetëm deklarata politike, po ku gjendemi ne dhe dënimet tona nuk mundemi me thanë se është bërë diçka…Gjitha proceset e montuara në Maqedoni dhe shumë raste të tjera, deri sot nuk ka ndodh hetim ndërkombëtar. Prej ditës se parë kemi kërku, sot i kemi bë gjashtë vjet e gjysmë në burg edhe sa duhet me pritë ne me pas hetim ndërkombëtar. Autoritetet e Kosovës po tregojnë se ka vullnet politik për rastin tonë”, u shpreh ai në Frontal.

VIDEO KËTU