Dialogu

Fatmir Limaj, Rexhep Selimit: Lehtë është me sha…

Ditë më parë deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi e ka quajtuar Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj i cili është propozuar në krye të ekipit negociator nga qeveria, si të njëjtë me Edita Tahirin.

Selimi nuk pati shprehur besim tek Limaj që do ta përfaqësoj dinjitetshëm vendin në negociata.

Ndaj kësaj Limaj në rubikon të ktv-së, tha se në ekipet negociatore të mëhershme ka pasur arrogancë dhe zero tolerancë.

Limaj tha se është e lehtë të flitet nga vendi duke mos pasur përgjegjësi politike.

“ Ka pasur arrogancë në ekipet e më hershme të dialogut. Tani është e kundërta, është propozuar ekip i ri negociator dhe nuk do të jetë njëjtë. Ne duam të kemi proces transparent i dialogut. Unë kam probleme me presidentin në besim andaj i kemi hy kësaj pune. Kollaj është mos me marr përgjegjësi dhe lehtë është me sha”, tha Limaj.

Ai tutje tha se është takuar edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa me të cilin ka biseduar për hapat e radhët rreth pjesëmarrjes së dialogut.