Fatmir Limaj: Asnjëherë nuk do t’ia bëja këtë Ramushit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjëhere nuk do të pranonte në Grupin Parlamentar të Nismës, një deputet nga AAK nëse ky veprim do të prishte Grupin Parlamentar të AAK-së.

Limaj duke komentuar kalimin e Haxhi Shalës në AAK ka thënë se njerëzit janë të lirë për të vendosur si duan, por thotë se duhet të ketë sado pak korrektesi mes partnerëve.

Limaj thotë se me veprime teknike nuk mund të vështirsohet zëri i deputetëve të Nismës në Kuvend.

Kreu i Nismës thotë se ndihet mirë që ka dhënë kontribut krucial që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër të vendit.

“Krejt potencialin e kam dhënë me ba kryeministër dhe për këtë nuk jam aspak pishman”, ka theksuar Limaj në “Pressing”.