Ndonëse ende Kosova nuk ka pranuar vaksina anti-covid, e as Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë date të saktë se kur ato do të arrijnë në vendin tonë, disa komuna tashmë kanë filluar me përgatitje për personat që do të vaksinohen të parët.
Përpos kësaj, platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/ ka lansuar një aplikacion ku mund të aplikoni për vaksinimin anti-Covid. Bëhet fjalë për opsionin “Aplikimi për vaksinim kundër Covid-19”.
Për të aplikuar, ju duhet të hyni në https://ekosova.rks-gov.net/ dhe të klikoni tek opsioni “shërbimet”, duke zgjedhur më pas opsionin “shëndetësia”, çka ju mundëson qasjen në opsionin “Aplikimi për vaksinim anti-Covid.

Çka duhet të bëni në vijim është të klikoni opsionin “Regjistrohu” dhe duke plotësuar fushat që kërkohen.








