Këngëtari

Fansat po e ‘ndjejnë’ këngën e re të Bleros

Thuajse të gjithë ata që e kanë dëgjuar këngën më të re të Bleros kanë të njëjtin mendim.

Blero dje ka publikuar bashkëpunimin ‘A e din’ me Ylber Osmanin.

E si zakonisht, tek kënga dhe teksti i kësaj balade e kanë gjetur veten shumë fansa të këngëtarit dhe jo vetëm, shkruan Gazeta Express.

Reagimet e menjëhershme të tyre kanë qenë për atë se kënga e bukur ka një melodi e një tekst që i kujtojnë shumë nga historitë e tyre, ndërsa të tjerët thjeshtë e kanë lavdëruar këngën pa pasur ndonjë lidhje të veçantë me të.

Në më pak se 24 orë, kënga ‘A e din’ ka arritur të mbleshë gati 150 mijë klikime.