Fanellat e reja të Juventusit

Është zbuluar sot fanella e re e Juventusit për sezonin e ri.

Fanella do të jetë gjysmë e bardhë dhe gjysmë e zezë, ndërsa ngjyrat e tri vijave të firmës Adidas në anën e pasme.Pjesa më dalluese është vija e hollë rozë, që kalon nëpër mes të fanellës.

Ngjyra rozë nuk është shfaqur në fanellën e Juventuesit që prej para tri sezonesh, kur fanella e tretë e klubit ishte rozë.