VIDEO

Familje këngëtarësh, Albina Kelmendi me nënën, babain, motrën e vëllaun e “dogji” për 17 shkurt

Familja Kelmendi është e rrallë. Janë të gjithë këngëtarë, dhe të gjithë këndojnë së bashku. Familja e Albina Kelmendit u bë bashkë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës për të krijuar atmosferë të paharruar.

Albina ishte në qendër të vëmendjes me performancën e saj, e asistuar nga babai, nëna, motra Vesa dhe vëllau.

Këngëtarja pejane interpretoi hitet e saj nën frymen e rimteve patriotike.

Disa nga to i këndoi në duet me motrën dhe nënën.

Katër minuta nga atmosfera, Albina i ka publikuar me një video në profilin e saj në Instagram.