Falcao drejt Fiorentinës

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao pritet të jetë transferimi i befasishëm i Fiorentinës në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se Fiorentina është futur fuqishëm në garë për Falcaon, i cili mund të largohet nga Monaco gjatë kësaj vere për pesë milionë euro.

Falcao te Fiorentina shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit, pasi argjentinasi Giovanni Simeone i është bashkuar ekipit tjetër nga Serie A, Cagliarit.

Fiorentina tashmë e ka kontaktuar Falcaon, të cilit i ka ofruar kontratë dyvjeçare.

33-vjeçari, ka shënuar 83 gola në 140 ndeshje për Monacon kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Porto, Atletico Madridi, Manchester Unitedi e Chelsea.

loading…