Gjuhe

Fakte interesante rreth gjuhëve

Gjuha është një ndër simbolet më të rëndësishme të një kombi.

Ajo përcakton identitetin dhe mbart në vetvete historinë bashkë me kulturën e tij.

Por ka disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur rreth gjuhëve të ndryshme nëpër botë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fakte rreth tyre:

Rreth 225 gjuhë amtare fliten nga komunitetet në Evropë.

Një botim i Gjuhëve të Botës liston rreth 7 mijë e 100 gjuhë të folura në Tokë, transmeton Klan Kosova.

Që nga vdekja e Dorothy Pentreath në vitin 1777, gjuha kornishte nuk është përdorur më, megjithëse kohët e fundit janë duke u bërë disa përpjekje për ta ringjallur këtë gjuhë.

Sipas një sondazhi, në Londër fliten më shumë se 300 gjuhë.

Gjuha më e zakonshme në Evropë është ajo ruse, e ndjekur nga gjermanishtja.

Sipas një studimi, 44 për qind e njerëzve në vendet e BE-së  nuk mund të flasin ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhëve të tyre.