Facebook mbyll dhjetëra mijëra aplikacione

Facebook tha se ka mbyllur me dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e një hetimi që ka nisur në kuadër të skandalit Cambridge Analytica.

Aplikacionet e mbyllura ishin nga 400 zhvillues. Facebook tha se jo të gjitha aplikacionet përbënin kërcënim për përdoruesit.

Kompania u vu nën presion të lartë në 2018-ën pasi u zbulua se Cambridge Analytica ka aksesuar të dhënat e përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Një firmë e konsulencës politike përdori këto të dhëna për tu dërguar përdoruesve reklama politike.

Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë në Korrik nga Komisioni Federal Tregtar në SHBA.

Rrjeti social nuk tha informacione për aplikacionet e mbyllura dhe zhvilluesit e tyre. Në disa raste zhvilluesit janë pyetur në detaje për aplikacionet e tyre.

Disa aplikacione janë bllokuar përgjithnjë sepse shpërndanin të dhënat e marra nga Facebook pa mbrojtur identitetin e njerëzve.

Një aplikacion i mbyllur ishte myPersonality dhe ndante informacionet me hulumtuesit e kompanitë pa asnjë mbrojtje e madje refuzoi ti nënshtrohej auditit të Facebook.

loading…