Fabinho do të luajë ndaj Crvena Zvezdës

Blerja e verës së kaluar, Fabinho pritet të luajë sonte ndaj Crvena Zvezdës në Champions League.

Fabinho, që mbushi 25 vjet të martën ka zhvilluar vetëm 4 paraqitje me Liverpoolin në Premier League prej se u transferua nga Monaco.

Por me Henderson dhe Keitan e lënduar, reprezentusi i Brazilit mund të startojë sonte ndaj klubit serb në sfidën që zhvillohet në “Anfield”, ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.

“Po ai mund të luajë, është edhe ditëlindja e tij kështu që do të ishte një dhuratë e mirë për të. Fabinho përmirësohet në secilën ditë. Nuk e kam zgjedhur formacionin por është shumë e rëndësishme për ne që ai është i gatshëm dhe ne do ta përdorim”, tha Klopp.

Fabinho u transferua te Liverpooli për 39 milionë paund, kurse Klopp ka theksuar se braziliani ka një natyrë të qetë që i ka ndikuar në adaptimin e tij të gjatë te klubi anlgez.