Evropianët grinden për Brexit-in dhe për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron respekt të dyanshëm për realizimin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe një atmosferë të mirë. Ajo kërkon shumë për një temë të shoqëruar kaq me debate. Megjithëse negociatorët shprehen me diplomaci, por ka zëra se edhe mes Michel Barnierin, negociator i BE-së dhe negociatorit britanik ka grindje. Ndërsa, në Britaninë e Madhe, ministri për Brexit, Dominic Raab, i sulmon ashpër pozicionet e BE-së.

Por, Merkel, në samitin e BE-së në Salsburg kërkon të flitet për arritjet pozitive. “Në disa sektorë është e mundur një bashkëpunim i mirë.” Ajo përmend temën e sigurisë, ku palët janë të një mendimi. Por, atë që nuk përmend Merkeli janë marrëdhëniet ekonomike. Kryeministrja britanike, Theresa May kërkon një treg të brendshëm për mallrat, të cilën BE nuk e pranon.