Eurovision 2022
Eurovision nis sonte – publikohet lista e shteteve nga të cilat mund të votohet për Shqipërinë
Eurovision 2022 nis sonte (e martë) dhe hapja e tij bëhet pikërisht me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajati.
Këngëtarja shqiptare nis rrugëtimin e saj me këngën “Sekret” ndërsa është paralajmëruar një performancë energjike dhe unike, teksa ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe me veshjet e saj.
Teksa pritet të shihet se si do të vlerësohet paraqitja e Ronelës, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.