Eurovision nis sonte, publikohet lista e shteteve nga ku mund të votohet për Shqipërinë

Eurovision 2022 nis sonte (e martë) dhe hapja e tij bëhet pikërisht me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajati.

Këngëtarja shqiptare nis rrugëtimin e saj me këngën “Sekret” ndërsa është paralajmëruar një performancë energjike dhe unike, teksa ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe me veshjet e saj.

Teksa pritet të shihet se si do të vlerësohet paraqitja e Ronelës, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.

“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.