Eurodeputetët dënojnë shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Liderët e grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, njëzëri e dënuan shtyrjen e vendimit që BE-ja të bëjë hapa të reja në procesin aderues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi futur në Ballkan doza të stabilitetit, sepse kjo është përgjegjësi e jona”, paralajmëroi sot lideri i grupit të Partisë Popullore Evropiane në PE, Manfred Veber.

Ai gjatë debatit në Parlamentin Evropian vlerësoi se as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk e kanë marrë perspektivën që meritojnë.

“Kërkuam shumë prej atyre vendeve, ndërsa tani dera iu mbyll para fytyrës. Po e humbim kredibilitetin dhe kjo është serioze”, porositi Veber.

Ai u shpreh në faktin se të gjithë liderët të cilët vijnë nga Partia Popullore Evropiane në samitin në Bruksel kanë dhënë mbështetje për zgjerimin, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Ruthe, të cilët i takojnë opsionit liberal, ishin “vetë kundër të gjithëve”.

Garsija Peres nga radhët e socialdemokratëve evropianë vlerësoi se zgjerimi mund vetëm të sjell “jetë të re” në BE.

“Pranimi i Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të kontribuojë për stabilitetin në rajon, por edhe stabilitet të tërë BE-së”, theksoi Peres.

Lideri i grupit të liberalëve evropianë, në të cilin gjenden edhe deputetët francezë nga partia e Macronit, Dacian Ciolos deklaroi se zgjerimi duhet të mbetet në zemrën e politikës së BE-së.

“Nuk mund të mendojmë Europë të fuqishme, e të mos jetë e hapur ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj atyre të cilëve besojnë në të ndoshta edhe më fuqishëm sesa disa vende anëtare”, shtoi Cipras.

Ai theksoi se “Evropa duhet të mbetet motor i reformave demokratike, ndërsa dera e saj është e hapur”.

Të gjelbrit evropianë kanë pasur ndoshta edhe kritika më të ashpra ndaj presidentit francez për shkak të vendimit për ta bllokuar hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Të gjelbërve në PE, Filip Lamberts e theksoi përcaktimin e qartë të vendeve nga Ballkani Perëndimor për t’u inkuadruar në BE.

Vendimin që të mos respektohen obligimet e ndërmarra nga ana e BE-së, Lamberts e vlerësoi si “gabim serioz të Këshillit Europian” dhe kërkoi nga Unioni të bëjë punë reale nëse ekziston vullnet politik për këtë.

“Nëse ju kujtohet, Emanuel Macronin e përshëndetëm si një europian të madh. Por me kalimin e kohës e kuptuam se nuk është as i madh, as europian”, konkludoi Lamberts.

Kryetarët ende aktual të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean Claude-Junker në fjalimin e tyre të fundit në Parlamentin Evropian theksuan se përçarja e vendeve anëtare rreth hapave të reja në procesin e zgjerimit të BE-së është “gabim i madh”.

loading…