Eto’o: E rrita Messin si djalin tim

Samuel Eto’o e ka dhënë një intervistë para përballjes së dy ish-klubeve të tij, Barcelonës dhe Interit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ai e pranoi se dëshiron që në këtë ndeshje të mos luajë Lionel Messi.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, e ka pranuar se ai do të preferonte që Lionel Messi të mos luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes dy klubeve, duke thënë se prezenca e argjentinasit do ta bënte të padrejtë ndeshjen.

“Barcelona e nisi ligën keq sepse Messi ka luajtur shumë pak. Nëse ai luan, atëherë ne do ta shohim Barcelonën e vërtetë. Shpresoj se ai nuk do të luajë kundër Interit për zemrën time. Unë dua që të jetë një ndeshje e afërt dhe nëse Messi luan, do të jetë më e vështirë të jetë e tillë”, tha Eto’o.

“Unë e rrita Messin si djalin tim. Unë kam shumë respekt për [Diego] Maradonën, por lojtarët që shënuan më së shumti në futbollin modern janë Ronaldo [Nazario], Messi dhe Cristiano Ronaldo”.

Eto’o luajti pesë vjet në Barcelonë dhe tre vjet në Inter, duke i fituar të gjitha trofetë e mundshme me të dyja klubet. Në intervistën e dhënë për Gazzetta dello Sport, ai e theksoi se si i ka ndihmuar atij eksperienca me Barcelonën.

“Barcelona ishte skena ku unë pata mundësi ta realizoj ëndrrën e miliona djemve afrikanë dhe t’i bëjë këta të fundit të besojnë se gjithçka është e mundur në jetë. Interi e konfirmoi këtë, ishte hapi i radhës. Unë i fitova dy tripleta radhazi me dy skuadra të ndryshme”.

loading…