Eskalon Xhevdet Pozhari, sulmon gazetarët: Qypni, atje

Gazetarit dhe analistit Xhevdet Pozhari po i pengojnë raportimet e kolegëve të tij.

Dje ai i quajti gazetarët ‘zagar të PDK-së” kurse sot ka vazhduar sërish sulmet.

Mediat kanë raportuar se gruaja e tij është emëruar në Bordin e Universitetit “Haxhi Zeka”.

“Sot doni me gjuajt stërpika ju disa që edhe sot ekzistoni si zagarë-gazetarë me fonde të krimit dhe korrupsionit të kamufluara herë me tenderë publikë e herë me reklama dhe financim nga bizneset që përfitojnë nga këta tenderë dhe kanë pronarë fantom. Ju njoh krejt juve zagarë-gazetarët siç më njihni edhe ju mua që me vite kam punuar herë në Shqipëri e herë në Maqedoni vetëm që ta shpëtoj shpirtin dhe mos të bëhem paçavure si ju. Ju që me vite e dominonit opinionin publik me para të krimit dhe korrupsionit dhe sot mundoheni ta sulmoni këdo që tha se shpresa e fundit e këtij vendi është Albini. Qypni, atje!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Unë nuk e kam mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje në debate. Ajo as që ka nevojë për mbrojtjen, e mbron puna dhe veprimtaria e saj! Gjë që u dëshmua me 50% të mbështetjes së popullatës.

Jeni ju disa zagarë-gazetarë të PDK-së që e keni mbrojtur krimin dhe kapjen e shtetit.

Dhe unë ju njoh mirë bash për faktin se kam punuar në vitin 2009 si këshilltar në MTPT (një vit) dhe ju shihsha se si prej Baton Haxhiut e teposhtë vinit dhe u jargavitëshit për një koc me ua gjujtë me e lëpi. Kjo më neveriti dhe dola kur u kushtëzova që të bëhem me PDK-në. Asokohe në rrethin tuaj kishte njerëz të mirë dhe të përgatitur, por të cilët shkileshin nga ata që ia bartnin çantën shefit të madh, Hashimit.

Jo rastësisht në vitin 2014 kam kandiduar për Vetëvendosjen veç me e dhënë kontributin tim modest që të thyhet imazhi i servileve sahanlëpirës në rrethanat kur unë mund t’i kisha të gjitha nëse i nënshtrohesha ‘shefit’.

Sot doni me gjuajt stërpika ju disa që edhe sot ekzistoni si zagarë-gazetarë me fonde të krimit dhe korrupsionit të kamufluara herë me tenderë publikë e herë me reklama dhe financim nga bizneset që përfitojnë nga këta tenderë dhe kanë pronarë fantom.

Ju njoh krejt juve zagarë-gazetarët siç më njihni edhe ju mua që me vite kam punuar herë në Shqipëri e herë në Maqedoni vetëm që ta shpëtoj shpirtin dhe mos të bëhem paçavure si ju. Ju që me vite e dominonit opinionin publik me para të krimit dhe korrupsionit dhe sot mundoheni ta sulmoni këdo që tha se shpresa e fundit e këtij vendi është Albini.

Qypni, atje!