Është ndarë nga Babastars, Cozman pubikon këngën në kanalin e tyre

Cozman ka publikuar këngën e tij të parë pas deklaratave të bujshme për grupin Babastars.

Reperi Cozman ka publikuar këngën e tij më të re me videoklip.

Kjo këngë vjen pas asaj që menduam se ishte largim nga rep-grupi Babastars, pjesë e së cilës ishte për sa vite.

Vet Cozman ka shkruar për problemet në grup dhe për largimin e tij në rrjetet sociale, me anë të të cilave të gjithë e morën vesh se ai nuk është më pjesë e labelit.

Megjithatë, reperi ka ardhur me një këngë të re, atë me titullin ‘You know me’ dhe kjo këngë është postuar pikërisht në kanalin zyrtar të Babastars në Youtube.

Nuk dihet nëse reperi e ka me kontratë të bëjë ende këngë për labelin apo ata i kanë rregulluar pakënaqësitë dhe problemet dhe Cozman është sërish pjesë e grupit.
https://www.youtube.com/watch?v=HGltxGyKQA8