Pritjet e gjata në pikën kufitare të Merdares, kanë vazhduar të jenë edhe tash në mesnatë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar më herët se pritje më të gjata ka në Merdare.

Në këtë pikë pritjet për të dalë nga Kosova janë 240 deri në 300 minuta.

Ndërsa kolonat janë të gjata deri në 1000 metra.

Ballkani.info ju sjellë fotografi të fundit, ku ora shënon 24:00 dhe kolona të gjatë të mërgimtarëve ende shihen duke kaluar kufirin kosovar për të hyrë në Serbi. /Ballkani.info/