Zaimina Vasjari është një prej femrave më të njohura në Shqipëri për karrierën si këngëtare, modele dhe biznesmene. Nga lidhja e saj e dashurisë erdhi në jetë vogëlushja Khloe, e cila bëri Zaiminën nënë për herë të parë.

E ftuar në “Why Not” në Ora News, këngëtarja foli për veshjet seksi që shfaqet shpesh në rrjete sociale, nga të cilat merr shumë paragjykimet. Ajo sqaroi se i përdor si një reklamë për biznesin e saj.

Zaimina Vasjari: Thonë hë se kjo u bë mami dhe ngeli me këto fotot kështu. Por është dhe një lloj pune që e kam me biznesin tim. Është shumë e kollajshme kur vesh një fustan dhe bëj një foto, mund të them që ai fustan është direkt i shitur. Është një motiv më shumë që të bëj foto sepse lidhet me biznesin, jo se dua unë të dal kështu.

https://www.youtube.com/watch?v=XDkbGyoUdwI