Video

“Është abuzuesi më i madh” – Ilnisa Agolli komenton debatet mes Romeos dhe Meritonit

Ish-banorja e Big Brother, Ilnisa Agolli, ka komentuar debatet e forta të ndodhura së fundmi mes Meritonit dhe Romeos.

Ajo tha se është tërësisht kundër moderatorit nga Vlora, teksa e cilësoi atë si ‘abuzuesin më të madh në lojë’.

“Më vjen keq dhe nuk jam e bindur nëse kjo marrëdhënie ka qenë e vërtet. Në rastin konkret jo se jam me Meritonin, por jam kundra Romeos. Si nuk është ndjerë dhe vënë re nga ana e tij se për hir të një lojë nuk duhet të kalojë limitet, ka shkelur me dy këmbët limitet”, tha biondja.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tutje theksoi: “Për mua Romeo është abuzuesi më i madh në këtë lojë. Nën dirigjimin e ‘Veglës’. Volteri thotë budallallëku qëndron njësoj, në kohët e sotme ndjek bigun, Romeon Eglën dhe Heidin. Nuk shkon askund përveçse pas. Kanë mbetur në vend”.

Ilnisa u eliminua nga shtëpia të shtunën pasi qëndroi për disa ditë në ‘dhomën e bardhë’ me Meritonin dhe Eglën.

Publiku vendosi që ajo përfundimisht ta linte garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/