Escobar për ‘Ballkanin e Hapur’: Mbështesim nismat për integrime

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor – Manovrimi në kohëra turbulente”.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor,  e shumë diplomatë të tjerë.

Në falën e tij, Escobar tha se është e rëndësishme që njerëzit  duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar  për integrime euroatlantike.

“Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor,  ato janë të shumta,  por duhet të  fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë”, tha Escobar.

“Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”.

Ai siguroi se SHBA është  përkrahëse në këtë çështje.

Sipas Escobar, më e rëndësishme është  zgjerimi evropian, e NATO të përfshijë pjesët tjera.

“Ajo çka ka bërë BE-ja ka të bëjë me paqen që edhe kjo pjesë të jerm më paqësore dhe demokratike”, tha diplomati amerikan.

Escobar u shpreh se për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, një vend duhet të dijë se i jep shumë përfitime njerëzve, reporton RTKlive.

“Ballkani Perëndimor është  gjeografikisht edhe me te gjitha standardet  tjera dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe mundësi për gjeneratat e reja”.

I emëruari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor tha se mesazhi është që edhe pse njerëzit janë të fokusuar për procesin e kornizës politike, sot progresi po ndodh edhe në vendet tjera.

“Prandaj e gjithë kjo bën që të them se Ballkani Perëndimor ka sukses”, tha Escobar.

Ai foli edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur.

“Ballkani i Hapur’, derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur”, tha Escobar.

Ai deklaroi se pjesa tjetër e mbetur është punë e vendeve të rajonit.

“Derisa ‘Ballkani i Hapur’ përmbushë këto, ne e përkrahim atë dhe të gjitha iniciativat e tjera që na bashkojnë”.