Ermali dhe Ariana në pushime si në përralla

Pushimet në një vend me diell në mes të dimrit, janë zgjedhja që shpesh bëjnë personazhet e njohur.

Këtë vit të shumtë kanë qenë ata që kanë udhëtuar drejt Dubait, megjithatë ne do të donim të ishim aty ku po kalon Ermali pushimet.

Së fundmi këngëtari së bashku me familjen tij, është nisur drejt Maldives dhe nga postimet që ka bërë në Instagram duket se po kalon pushimet e ëndrrave.

Si për të na bërë zili ai ka nisur vitin e ri në këtë vend ekzotik, ndërsa ne jemi duke ngrirë nga i ftohti.

Ermali po pushon në një hotel luksoz, dhe çdo gjë është perfekte!

Epo s’besojmë se ka mënyrë më të mirë se kaq për të nisur vitin.