Eriksen përfundon testet mjekësore te Interi

Christian Eriksen ka kompletuar testet mjekësore në qendrën CONI në Milan derisa ka përshëndetur fansat e tij nga dritorja

Eriksen arriti në Milano këtë mëngjes para se të bëj testet mjekësore në Nerazzurri pasi që Interi është pajtuar të paguaj 20 milionë euro për danezin.

Ai i ka kompletuar testet mjekësore kurse tani pritet që të bëhet zyrtarizimi i tij.

Eriksen është përshëndetur nga rreth 50 fansa të Interi derisa ai bënte testet mjekësore dhe është parë në një dritore ku i ka përshëndetur me dorë këtë grup.

Mesfushori pastaj ka bërë një video ku kaltërzinjtë broharsin emrin e tij.

Eriksen mund ta bëj debutimin e tij me Interin në ndeshjen e radhës së Serie A kundër Udinese të dielën, pasi që ndeshja kundër Fiorentinas që luhet të mërkurën në Coppa Italia është shumë herët për të.