VIDEO

Erërat e forta në Turqi, rafti me rrota “u largua me vrap nga supermarketi” – shitësi u detyrua të vrapojë për ta kthyer në vendin e tij

Disa pamje interesante janë publikuar në rrjetet sociale të cilat tregojnë efektin e erërave të forta edhe në hapësirat e një supermarketi në Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që vijnë nga Bursa e Turqisë.

Aty shihet se si një raft me rrota lëvizë nga hapësirat e supermarketit në tatëpjetën e një rruge – me shpejtësi jo të vogël.

Me të parë këtë moment në kamerat e supermarketit, shitësi u detyrua të vrapojë me shpejtësi dhe të rikthejë raftin në vendin e tij.