Presidenti turk

Erdogani ishte futbollist, babai nuk e lejoi dhe i hyri politikës

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan është njëri ndër presidentet më të komentuar në botë për shkak të rolit të Turqisë në gjeopolitikat dhe ndryshimet që ka pësuar Turqia në dekadën e fundit.

Presidenti i Turqisë, Erdogan në rininë e tij të hershme luante futbolll, madje mendonte që do të bëhej një futbollist i madh.

Por, prindi i tij kishte qenë pengesë për këtë – ai kishte këmgulur që Erdogan të mos merrej me futboll, raporton Ballkani.info.

Erdogan e kishte dëgjuar, duke filluar më pastaj me politikë ku për disa mandate ishte kryeminister i Turqisë dhe është në mandatin e dytë si president i shtetit turk pas ndryshimeve kushtetuese. /Ballkani.info/